Osmani: Dëshmuam se me meritë dominojmë futbollin vendor

No image

Kualifikimi bindës në gjysmëfinale të Kupës ka lënë të kënaqur teknikun kuqezi, Qatip Osmani, posaçërisht pasi futbollistët e tij pas kampionatit, nxorën Vardarin nga gara për trofe edhe në Kupë. Fitorja bindëse 4:0 ndaj rivalit direkt për trofetë në futbollin vendor është tregues i qartë se Shkëndija me meritë dominon këtë vit në Maqedoni. Shefi i stafit teknik megjithë suksesin bën ftesë që skuadra të vazhdojë me këtë rritëm, për të luajtur me stil gjithë ndeshjet deri në fund të sezonit.