Çerekfinalja e Kupës: Shkëndija-Vardari

No image

Të mërkurën sytë e opinionit të futbollit në vend drejtohen ka stadiumi i qytetit në Tetovë, që sjell sfidën e çerekfinales së Kupës kundër Vardarit. Kjo do të jetë një betejë e madhe. Betejë të cilën do ta fitojmë për ju! Me ju!

 

Stadiumi i qytetit në Tetovë nesër duhet të jetë përplot me spektatorë në mbështetje të skuadrës drejt vazhdimit të rrugëtimit në Kupën e Maqedonisë. Shkëndija është gati për të kërkuar gjysmëfinalen e Kupës, pasi të mërkurën pret Vardarin në takimin e kthimit të fazës çerekfinale. Barazimi 1:1 nga ndeshja e parë në Shkup vendos kuqezinjtë tanë në pozitë më të mirë, për më shumë që dominuan këtë transfertë dhe humbën shumë mundësi për të siguruar kualifikimin që pas 90-të minutave të para. Tani në Tetovë duhet të materializohet rezultati i ndeshjes së parë dhe djemtë e trajnerit Qatip Osmani duken të gatshëm për të dhënë më të mirën në kërkim të rezultatit që do të sjellë vazhdimin e garave. Kampionati për një çast do të lihet anash, pasi tani vëmendja kthehet ka Kupa dhe dy ditët e kaluara ekipi ka punuar enkas për takimin e të mërkurës. Pa eufori dhe presion, por me vetëbesim dhe bindje në cilësitë vetanake, kuqezinjtë besojnë në performansë tjetër pozitive që do të sjellë rezultatin e dëshiruar. Stafi teknik mungesat e vetme i ka të rinjte Arbin Zejnullain ende të parekuperuar plotësisht dhe Enis Fazllagiqin e pezulluar me karton të kuq, ndërsa gjithë futbollistët tjerë janë të gatshëm për lojë. Përballja e kthimi të çerekfinales së Kupës së Maqedonisë ndërmjet Shkëndijës dhe Vardarit luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 14:00.


Mos humb asnjë video ?⚫ ⇒ABONOHU TANI

 

Shkëndija kërkon vazhdim të traditës në ndeshjet e Kupës

Kuqezinjtë tanë kanë ecuri shumë pozitive përballë rivalit nga Shkupi në takimet e Kupës së Maqedonisë, ku vitet e kaluara na kanë vënë shpesh përballë njëra tjetrës. Kjo është hera e pestë në gjashtë vitet e fundit që përballemi mes veti, ndërsa tradita flet për Shkëndijën që ka nxjerrë Vardarin jashta Kupës tre herë në katër edicione. Tanët janë eliminuar vetëm gjatë sezonit 2014/2015 pas një humbje 3:0 në Shkup, që bëri të pavlefshëm fitoren 2:1 të Shkëndijës në Tetovë. Pjesa e mbetur flet vetëm për ekipin tonë. Në vitin 2013 Shkëndija preki finalen e Kupës pasi që eliminoi me dy barazime Vardarin (0:0 në Tetovë dhe 1:1 në Shkup), duke përfituar nga goli i realizuar në transfertë. Në sezonin 2015/2016 Shkëndija triufmoi në Kupën e Maqedonisë për herë të parë në histori, ndërsa në rrugën drejt finales kuqezinjtë mundën dy herë Vardarin në çerekfinale (3:0 në Çair dhe 2:1 në Gjorçe Petrov).

Sezonin e kaluar kuqezinjtë tanë sërish luajtën në finale të Kupës, ndërsa në gjysmëfinale edhe një herë eliminuan Vardarin duke e mundur bindshëm 3:1 në fushë të tyre, kurse humbja 0:1 në Tetovë ishte e pavlefshme.


Tani me barazim 1:1 nga ndeshja e parë e çerekfinales në Shkup, kërkohet vazhdimësi e traditës dhe kualifikimi në gjysmëfinale vendoset të mërkurën në Tetovë me fillim në orën 14:00.​