Nisin përgatitjet për sfidën me Vardarin

Pas pushimit njëditor pas fitores me Sileksin, “kuqezinjtë” janë rikthyer në stërvitje për tu pergatitur për sfidën e rradhës të dielen me Vardarin në Shkup.

Shkëndija vazhdon seancat stërvitore për sfidat e rradhës në kampionat. Ekipi të dielën startoi me fitore gjysmëstinorin pranveror duke mundur Sileksin 2:0 në Tetovë.

Ekipi të hënën kishte rikuperim, e marta ishte ditë pushimi, ndërsa sot futbollistët janë rikthyer në seancat stërvitore për tu përgatitur për përballjen e xhiros së 20-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, të dielën në Shkup me Vardarin. Lojtarët  e lënduar ngadalë rikuperohen, Pollozhani tani më punon me ekipi, Vujçiç përparon mirë dhe është në gjendje të vrapojë, kurse priten rezultatet për Alimin, që rezulton me fat pasi lëndimi nuk ka rezultuar i rëndë si u mendua në moment të parë.

Shihni fotogaerlinë e plotë

Gëzon atmosfera e mirë në skuadër, ndërsa stafi teknik kërkon nga lojtarët të arkivojnë fitoren me Sileksin dhe me impenjim maksimal të orientohen për sfidat që pasojnë.

Share Now

Related Post