
Shkëndija me atmosferë pozitive pret takimin e të dielës me Vardarin në Shkup. Futbollistët përgatiten me impenjim maksimal, ndërsa premtojnë maksimumin në kërkim të rezultatit të dëshiruar.
“Kuqezinjtë” ngadalë përfundojnë përgatitjet për duelin e xhiros së 20-të në LPFM të dielën në Shkup kundër Vardarit. Skuadra gjatë javës është stërvitur me intenzitet të lartë, futbollistët duken të gatshëm për këtë duel të rëndësishëm nga i cili kërkohet rezultat pozitiv.
Shihni fotogalerinë e plotë
Mbrojtësi Ardian Cuculi reflekton atmosferën pozitive që mbizotëron në ekip dhe paralajmëron luftë maksimale për të arritur rezultatin e dëshiruar.