Shkëndija dhe Mevlan Murati vazhdojnë bashkëpunimin edhe për dy vite tjera. Mbrojtësi i djathtë sezonin e fundit luajti si huazim te skuadra e Shkupit, ndërsa performansat e shkëlqyeshme bënë që të bëhet pjesë e rëndësishme e përfaqësueses U 21 të Maqedonisë me të cilët janë në lojë për kualifikim në Kampionatin Evropian për të rinjë. Duke ditur se kontrata e Muratit skadonte në fund të këtij muaji dhe skuadra të ndryshme nga vendi dhe jashtë kishin shprehur interesim për shërbimet e tij, drejtuesit shprehën dëshirën për rinovim të kontratës. Bisedimet ndërmjet futbollistit dhe klubit kanë zgjatur shumë pak, pasi dy palët gjetën akordin për kontratë të re dy vjeçare. Kështu Mevlan Murati edhe zyrtarisht ka firmosur me Shkëndijën, deri në qershor të vitit 2018.
Mbrojtësi i djathtë Mevlan Murati firmos kontratë të re dy vjeçare, duke u lidhur me qëndrim në klubin amë deri në verë të vitit 2018.
“Jam shumë i lumtur që do të vazhdoj këtu ku ndjehem më së miri dhe ku e kam shtëpinë. Për një futbollist nuk ka gjë më të rëndësishme se sa të ketë rastin të kontribuojë për klubin në të cilin ka bërë hapat e parë në karrierë. Kënaqësinë time e rrit fakti që klubi po ngritet në nivele të larta dhe unë do të jap gjithçka nga vetja për të dhënë kontributin tim në arritjen e objektivave të klubit. Falënderoj kryesinë për besimin dhe uroj që t’ua kthej me paraqitje të mira”, deklaroi Mevlan Murati menjëherë pas firmosjes së kontratës së re dyvjeçare me Shkëndijën.
Share
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply