Murati me hematom në muskul, pauzon deri dy javë

No image

Ekzaminimet mjekësore kanë zbuluar hematom në muskulin e kofshës në këmbën e majtë të Muratit, që do ta mbajë mbrojtësin maksimum dy javë jashta procesit stërvitor.

Mevlan Murati përfundimisht humb ndeshjen e kthimit me HJK Helsinkin në kuadër të raundit të dytë të eliminatoreve të UEFA Europa League. Mbrojtësi i krahut u lëndua në takmin e parë me skuadrën finlandeze, duke u detyruar të lëshojë fushën pas vetëm 25 minuatve lojë. Ndërkohë ekipi mjekësor ka kryer testime shtesë rezultatet e të cilave kanë konfirmuar lëndim të muskulit të kofshës së këmbës së majtë, ku është krijuar hematom. I njejti kërkon terapi një javore me laser, pas çka përmes testimeve të reja do të vlerësohet nëse është eliminuar në masë të duhur që futbollistit do t’i lejonte të rikthehet me intenzitet maksimal në seancat stërvitore. Parashikimet më optimiste janë se Murati do të kthehet për 10-të ditë, ndërsa maksimum rikuperimi mund të shkojë deri në dy javë.