MATCH PREVIEW | Xhiroja e 23: Bregallnica-Shkëndija

“Kuqezinjtë” të shtunën në Shtip kërkojnë fitore kundër Bregallnicës, për të shkuar të qetë në pushimin dyjavor për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në eliminatoret për Botërorin e vitit 2018.

Shkëndija është gati për ndeshjen e xhiros së 24 të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë, të shtunën në Shtip kundë Bregallnicës. Ekipi ka punuar në atmosferë pozitive dhe pret momentin e mirë ta shfaq edhe në këtë përballje. Stafi teknik mes tjerash ka punuar shumë në aspektin psikik të futbollistëve për të mos lejuar nënçmim të kundërshtarit. Pozita e fundit e Bregallnicës në renditje nuk flet për kualitetin e skuadrës nga Shtipi dhe Shkëndija hyn në këtë përballje me respekt maksimal si për gjithë rivalët tjerë në ligë.


Shini galerinë e plotë

Si paralajmërim shërben fakti se në vjeshtë kundër këtij rivali u humbën dy pikë në barazimin 1:1 në Koçani, ndërsa tani lojtarët duken të bindur për të dhënë gjithçka për të fituar ndeshjen. Në skuadër kthehet Ardian Cuculi që pushoi takimin me Pobedën shkaku i 5 kartonave të verdhë, ndërsa do të mungojë vetëm kapiteni Hasani.
Përballja Bregallnica-Shkëndija luhet të shtunën në Shtip me fillim në orën 14:00.

 

 

Share Now

Related Post