Ekipi rikthehet në stërvitje pas tre ditëve të lira

No image

“Kuqezinjtë” me shumë mungesa vazhdojnë seancat stërvitore, për shkak se një pjesë e futbollistëve kanë angazhime me përfaqësueset respektive të Maqedonisë. Skuadra kishte tre ditë të lira, ndërsa periudhën që pason do të punohet intenzivisht me nga dy seanca në ditë.

 

Shkëndija rikthehet në stërvitje pas tre ditëve të lira që stafi teknik u dha futbollistëve menjëherë pas ndeshjes me Bregallnicën të shtunën e kaluar në Shtip. Skuadra këto ditë do të punojë me mungesa të konsiderueshme, pasi Ibraimi dhe Radeski janë me përfaqësuesen A të Maqedonisë, Totre është te U 21, ku nga e premtja do të jetë edhe Murati, ndërsa Zejnullai dhe Fazllagiq me Maqedoninë U 18 gjenden në turne në Lituani.

 

Shihni fotogalerinë e plotë

Këtyre u shtohen edhe Egzon Bejtullai dhe Ferhan Hasani që ankohen në lëndime. Kapiteni prej sot ka filluar me seanca të lehta dhe ka provuar të vrapojë, ndërsa Bejtullai do të nisë lehtë për disa ditë teksa vazhdon të sanojë lëndimin e terapi të rregullt nën mbikqyrjen e ekipit mjekësor. Shprastirën e krijuar nga këto mungesa stafi teknik e ka mbushur me lojtarë nga ekipi i juniorëve. Ditët në vijim futbollistët do të zhvillojnë nga dy seanca stërvitore në ditë, ndërsa të premten pas dite stafi teknik ka paraparë të zhvillohet ndeshje testuese ndërmjet veti.