Leard Sadriu me ftesë nga Kosova U 21

No image

Mbrojtësi i ri i Shkëndijës ka marrë ftesë nga shpresat e Kosovës për takimin kualifikues për EURO 2019 me Republikën e Irlandës më 7 shtator në Mitrovicë.

Federata e futbollit të Kosovës ka dërguar ftesë në adresë të Shkëndijës për ta liruar futbollistin Leard Sadriu të bashkohet me përfaqësuesen U 21 të Kosovës. Seleksionuesi i Kosovës U21 Rafet Prekezi llogarit në lojtarin kuqezi për sfidën e rradhës kualifikuese. Më 7 shtator në Mitrovicë luhet ndeshja Kosovë U21-Republika e Irlandës U21 në kuadër të eliminatoreve për kualifikim në Kampionatin Europian për të rinjë i cili do të zhvillohet në vitin 2019 në Itali.