Shefiti dhe Zejnullai me Shqipërinë U 21

No image

Shpresat kuqezi hapin dyert për dy futbollistë të Shkëndijës të cilët marrin ftesë nga Shqipëria U21 për ndeshjen eliminatore me Spanjën dhe miqësoren me Italinë.

Shefit Shefiti dhe Arbin Zejnullai marrin ftesë për tu bashkuar me kombëtaren U21 të Shqipërisë. Seleksionuesi i ekipit kombëtar U 21, Alban Bushi ka shpallur listat përkatese për dy ndeshjet e rradhës, duke përfshirë në të njejtat edhe dy lojtarët tanë. Sulmuesi Shefiti edhe paraprakisht ka luajtur me kuqezinjtë dhe ka shënuar një gol, ndërsa për herë të parë grumbullohet mesfushori i talentuar, Zejnullai.

Shqipëria U21 ndeshjen eleminatore kundër Spanjës e luan më 6 shtator në Kordoba, ndërsa më 11 shtator në Kaljari pason miqësorja me Italinë.
Kështu Shkëndija në këtë pauzë për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese do të jep katër reprezentues, pasi përveç dy lojtarëve të lartëpërmendur që grumbullohen me Shqipërinë U21, te përfaqësuesja A e Maqedonisë janë ftuar Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai.

LEXO