Emini: I lumtur për tre-golëshin e parë në karrierë

No image

“Kuqezinjtë” të mërkurën sollën një tjetër paraqitje pozitive, duke deklasuar 5:0 Sileksin vetëm katër ditë pasi mundën në transfertë 2:6 Rabotniçkin. Dy ndeshje në harkun e katër ditëve dhe 11-të gola të shënuar flasin për ngritjen që po shënon skuadra, ndërsa ndihmesë e madhe në këtë drejtim jep përforcimi i kësaj vere, Izair Emini. Me tre gola të realizuar Izo ishte protagonist kryesor në triumfin bindës përballë Sileksit.

Në një prononcim pas ndeshjes sulmuesi vëndos në plan të parë suksesin e ekipit, ndërsa shprehet i lumtur për hat-trikun, për më shumë që kjo ishte hera e parë në karrierë që arrinë të realizojë tre herë në një ndeshje. Emini ka fituar titullin e kampionit dhe Super Kupën me Shkëndijën, ka fituar një herë çmimin “Golashënuesi më i mirë i sezonit” në elitën e futbollit në Maqedoni, ndërsa në Shqipëri mes shumë realizimeve ka fituar kampionatin, Kupën dhe Super Kupën. Mirëpo në gjithë këtë rrugëtim asnjëherë nuk kishte bërë atë që realizoi të mërkurën kundër Sileksit.