Emini bëhet i Shkëndijës

No image

Pas 5 viteve Izair Emini sërish vesh fanellën “kuqezi”. Lojtari që stërvitej me Shkëndijën prej një muaj më parë, firmos kontratë një vjeçare pasi zgjidhi statusin e tij me klubin paraprak.

Shkëndija përforcon repartin ofenziv duke aktivizuar në organikë kualitet të dëshmuar në emrin e Izair Eminit. Futbollisti që bën pjesë në gjeneratën e artë e cila në vitin 2011 solli titullin e kampionit për Shkëndijën, rikthehet në folenë e vjetër pas 5 viteve. Mesfushori me tipare sulmuese tani më 1 muaj stërvitet me skuadrën “kuqezi”, ndërsa pasi nga FIFA morri dritë jeshile për të ndryshuar mjedis, vendos të pranojë ofertën e Shkëndijës duke firmosur kontratë një vjeçare. Ai në prezantim nuk ka fshehur kënaqësinë që rikthehet në Shkëndijë, ndërsa potencon bindjen se ekipi është në gjendje të fitojë kampionatin dhe Kupën.