Shkëndija kompeltohet në përgatitjet për Pobedën

No image

“Kuqezinjtë” me formacion të kompletuar po zhvillojnë përgatitjet përfundimtare para ndeshjes së rradhës në kampionat të dielën në Tetovë kundër Pobedës. Reprezentuesit Marjan Radeski dhe Ennur Totre janë kthyer në skuadër dhe trajneri Osmani ka në dispozicion gjithë futbollistët.

Shkëndija vazhdon punën sipas planit për sfidat e rradhës kampionale. Pas pauzës dy javore të kampionatit për shkak të ndeshjeve të ekipeve përfaqësuese në eliminatoret e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”, këtë fundjavë vazhdojnë garat në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. “Kuqezinjtë” në Tetovë do të përballen me Pobedën e Prilepit dhe trajneri Osmani bashkë me stafin e tij janë duke përgatitur skuadrën për këtë përballje. Prej sot ekipi është kompletuar në seancat stërvitore, pasi skuadrës i janë bashkuar edhe reprezentuesit Marjan Radeski dhe Ennur Totre, ndërsa përmirësim ka edhe me lëndimin e kapitenit Ferhan Hasani. Ekipi ka në dispozicion edhe dy ditë për tu bërë gati për sfidën e rradhës, në të cilën kërkohet të mbahet ecuria pozitive që po vazhdon prej fillimit të sezonit.