Ekipi akomodohet në Baku, ora 18:00 stërvitet në ‘Bakcell Arena’

No image
 
Skuadra ‘kuqezi’ në orët e para të mëngjesit ka arritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit, ku të enjten do të zhvillojë përballjen me Nefçin.
9 11 12
Shkëndija tani me gjendet në Baku të Azerbajxhanit, ku të ejnten luan takimin e parë të raundit të dytë të Liga Evropës përballë Nefçit. Ekipi ka arritur në kryeqendrën e Azerbajxhanit herët në mëngjes, ndërsa pas vendosjes në hotel dhe mëngjesit, futbollistët kanë shkuar në pushim të detyrueshëm. Ekipi nga ora 18:00 sipas kohës lokale në Maqedoni (ora 20:00 në Azerbajxhan) do të zhvillojë seancën e fundit stërvitore në stadiumin ‘Bakcell Arena’, ndërsa paraprakisht nga ora 17:40 në press konferencën zyrtare para mediave do të flasin trajneri Bruno Akrapoviq dhe kapiteni Ferhan Hasani.
10 5 6 4
Përballja Nefçi-Shkëndija luhet të enjten në stadiumin ‘Bakcell Arena’ në Baku, me fillim nga ora 18:00 (ora 20:00 në Azerbajxhan).

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.