Abazi shënon 4 gola në fitoren 6:1 me Euromilkun

No image

Besnik Shabani me katër gola të shënuar ndihmoi juniorët e Shkëndijës të fitojnë bindshëm ekipin e juniorëve të Euromilkut.

Shpresat e Shkëndijës kanë shënuar fitore bindëse 6:1 përballë moshatarëve të tyre nga skuadra e Euromilkut në kuadër të xhiros së 10-të të Super Ligës së Maqedonisë për juniorë. Të përzgjedhurit e trajnerit Bekim Osmani dominuan gjithë ndeshjen, mirëpo pjesën e parë shënuan vetëm një gol, ndërsa në fraksionin e dytë demoluan kundërshtarin me pesë gola tjerë, kurse spikati Besnik Shabani me katër gola të shënuar.

 

4-2

Pas disa rasteve të humbura Shabani zhbllokoi rezultatin në minutën e 34, duke i dhënë Shkëndijës epërsi 1:0. Me të filluar pjesa e dytë Shefit Shefiti realizon për 2:0, ndërsa në vazhdim do të rishfaqej në skenë sërisht Shabani me tre gola në minutat 53, 62 dhe 63 për epërsi 5:0. Lëshimin në radhët e ‘kuqezinjëve’ e shfrytëzuan miqtë që në minutën e 66-të me anë të Ramiqit shënuan golin e nderit, ndërsa rezultatin final 6:1 e vendosi Harun Halimi në minutën e 75-të.

 

 

Share Now

Related Post

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.