
Nga dy gola në të dyja pjesë u mjaftuan ‘kuqezinjëve’ për të fituar bindshëm dhe për të marrë tre pikë të vlefshme në këtë takim.
Skuadra e kadetëve të Shkëndijës kanë fituar me rezultat bindës 4:0 Euromilkun. Nga dy gola në të dyja pjesë u mjaftuan ‘kuqezinjëve’ për të fituar bindshëm dhe për të marrë tre pikë të vlefshme në këtë takim. Shkëndija nisi shumë mirë ndeshjen dhe pa kaluar 4 minuta Muharem Velija shënon golin e epërsisë. Në minutën e 17- vjen goli i dytë me autor Donat Aliun. Pjesa e parë u mbyll 2:0, ndërsa në minutën e 65-të kapiteni Arbin Zejnullai sjell golin e tretë për Shkëndijën. Serinë e golave e mbylli ai që edhe e nisi, Muharem Velija, i cili në minutën e 68-të me golin e dytë personal vulos fitoren 4:0 të ekipit të kadetëve.
SHKËNDIJA-EUROMILKU 4:0 (2:0)
Qendra sportive në Tetovë
Golashënues: Velija 4′ dhe 68′, Aliu 17′ dhe Zejnullai 65′ (Shkëndija)
SHKËNDIJA: Zendeli, Sali, Bekiri, Sherifi, Zejnullai, Aliu, Beqiri, Velija, Aliti, Rexhepi, Fazllagiq.
Luajtën edhe: Mislimi, Ibrahimi, Osmani, Havziju, Loki, Ajruli dhe Delija.
Trajnerë: Berat Imeri dhe Elbasan Munishi
EUROMILKU: Jakimovski, Ilijeski, Xhukleski, Pollozhani, Kocev, Veljanovski, Angelovski Arifi, Pavlovski, Stojanoski, Todorovski.
Luajtën edhe: Stefanovski, Shitrakoski, Stojanoski, Abdulla, Klivanovski, Shaziju dhe Kupa.
Trajner: Zoran Arsov
Share Now
Show All
Related Post
Kontakt Politika e privatësisë Kushtet e përdorimit 2023 Shkëndija Football Club © All rights reserved.
Leave us a reply