Xhiroja e 27-të: Pelisteri-Shkëndija

Kur kanë mbetur edhe 10-të xhiro deri në fund të sezonit, Shkëndija kërkon vazhdimësi të rezultateve për të siguruar sa më parë matematikisht titullin e kampionit. Të dielën në orën 16:00 kuqezinjtë janë mysafirë të Pelisterit në Manastir në duelin që përplas dy finalistet e Kupës.

Pasi kryen në mesjavë me sukses obligimet në Kupën e Maqedonisë kur eliminuan Renovën dhe siguruan finalen e tretë të njëpasnjëshme, futbollistët kuqezi kthejnë fokusin ka kampionati. Shkëndija hynë në ofanzivën përfundimtare për të siguruar matematikisht titullin e kampionit dhe transferta e të dielës me Pelisterin shihet me seriozitet maksimal në drejtim të vazhdimësisë së rezultateve pozitive. Krahas triumfit të mesjavës në kuadër të Kupës, Shkëndija në kampionat xhiron e fundit fitoi 5:0 Renovën, duke çuar në shtatë numrin e ndeshjeve të njëpasnjëshme pa pranuar gol, ndërsa tani efekt i njejtë kërkohet edhe ndaj Pelisterit. Ekipi nga Manastiri nuk fiton në kampionat pesë ndeshje me rradhë, duke regjistruar katër barazime dhe një humbje. Fitoren e fundit Pelisteri e ka shënuar më 18 shkurt 2018 kur në Manastir mundi 3:2 Rabotniçkin. Ky triumf dhe ai 2:1 kundër Akademia Pandevit në kuadër të gjysmëfinales së Kupës janë sukseset e vetme të manastirasve në pranverë kur nga gjithsesj 9-të paraqitje numërojnë edhe 2 humbje dhe 5 barazime.
Stafi teknik në krye me Qatip Osmanin të premten dhe të shtunën kanë përgatitur skuadrën për sfidën me Pelisterin ku si një gjithë ndeshjet tjera kërkohet fitore. Përveç Wakilit të lënduar, gjithë futbollistët tjerë janë në dispozicion të stafit teknik, ndërsa para ndeshjes mbetet të vendoset për aktivizimin e kapitenit Hasani që është rikuperuar pas lëndimit të muskulit.
Pelisteri-Shkëndija luhet të dielën në Manastir me fillim në orën 16:00.

Shkëndija nuk humb nga Pelisteri në 11-të duelet e fundit

Përballja e të dielës do të jetë hera e 31 që ndeshen Shkëndija dhe Pelisteri. Falë ngritjes së Shkëndijës viteve të fundit dhe serisë së gjatë pozitive në duelet me ekipin nga Manastiri, kuqezinjtë kanë kthyer në favor të tyre bilansin e rezultateve. Në 30-të takime të zhvilluara, 15-të herë ka triumfuar Shkëndija, katër ndeshje janë mbyllur me rezultat të barabartë, ndërsa 11-të fitore ka Pelisteri. Kuqezinjtë për herë të fundit janë mundur nga ky rival në shtator të vitit 2013 dhe prej atëherë deri tani në 11-të duele Shkëndija ka regjistruar 9-të fitore dhe 2 barazime. Këtu nuk llogarisim barazimin 0:0 pas 180 minutave lojë në finalen e Kupës vitin e kaluar kur kundërshtari fitoi me penalti. Këtë sezon efektin 100% për djemtë e trajnerit Osmani që kanë fituar bindshëm dy përballjet paraparke, 1:3 në Manastir dhe 3:0 në Tetovë. Pas sfidës të së dielës Shkëndija dhe Pelisteri në këtë sezon do të ndeshen edhe dy herë tjera, një herë në kampionat më 20 maj në xhiron e fundit të kësaj kampanje, si dhe në finalen e Kupës.

Share Now

Related Post