Xhiroja e XXIII | Shkëndija – Voska Sport

No image

Kuqezinjtë të dielën përballen me Voska Sportin në ndeshjen e xhiros së 23-të në LPFM. 

NDESHJA

Shkëndija vs Voska Sport

Liga e Parë, xhiroja e njëzetë e tre

Stadiumi i qytetit në Tetovë

E dielë, 10 mars, ora 14:00

Kuqezinjtë janë gati për sprintin final të sezonit kur 11-të ndeshjet e ardhshme do të jenë vendimtare në luftën për titullin kampion. Shkëndija të dielën luaj me Voskën në sfidën e parë nga “11 finalet” që kemi para vetes. Me dy pikë larg kreut jemi në garë thuajse të barabartë me Strugën dhe Shkupin, por ekipi preferon të shikojë punën e vet dhe duke marrë ndeshjet një nga një të synohey realizimi i objektivit. 

Voska luan sezonin e parë dhe debutues në elitën e futbollit vendor, derisa janë në garë për dalje në Evropë përmes Kupës ku kanë mbëritur në gjysmëfinale. Në kampionat kanë probleme në renditje, pasi mbajnë vendin e 9 me 25 pikë (6 fitore, 7 barazime dhe 9 disfata).

Skuadra

Mbrojtësi Stefan Kocev (operoi tendinën dhe do të mungon rreth 3 muaj) është mungesa e vetme në formacionin e Shkëndijës. Pas pezullimit kthehen Klisman Cake dhe Reshat Ramadani, ndërsa nga lëndimi është rikuperuar Fiton Ademi. 

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Voska Sport është në program ditën e dielë në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 14:00, ndërsa do të transmetohet drejtëpërsëdrejti kanalin zyrtar të klubit në Youtube (Shkëndija Channel). 

Share Now

Related Post