Xhiroja e 30-të: Shkëndija-Makedonija Gj.P.

No image

Makedonija Gj.P. është kundërshtari i Shkëndijës të shtunën në Tetovë në kuadër të xhiros së 30-të. 

NDESHJA

Shkëndija vs Makedonija Gj.P.

Liga e Parë, xhiroja e 30-të

Stadiumi i qytetit në Tetovë 

E shtunë, 29 prill, ora 16:00

Barazimi i të mërkurës me Sileksin në Tetovë na ka çuar një hap mbrapa në luftën për titullin kampion, mirëpo me 4 ndeshje deri në fund të sezonit kuqezinjtë do të bëjnë gjithçka për të provuar anulimin e negativës prej 5 pikëve ndaj Struga Trim&Lum. 

Xhiroja e 30-të në LPFM sjell tjetër ndeshje si vendas, kësaj radhe me Makedonija Gj.P.. Shkëndija nuk ka alternativë tjetër veç fitores, pasi çdo hap tjetër fals nënkupton dalje nga gara për titull. Shkëndija është në seri pozitive prej 7 fitoreve dhe 2 barazimeve në 9-të ndeshjet e fundit, mirëpo duke qenë se Struga akoma është 5 pikë para, vetëm tre pikët na mbajnë kombinim për titullin. 

Makedonija Gj.P. rikthehet të luajë në Tetovë pasi vetë dy javë më parë na nxori nga gara e Kupës, kur në gjysmëfinale të Kupës u mundëm me penalti pasi koha e rregullt përfundoi baraz 1:1. Kështu shkupjanët kaluan në finale ku me Strugën do të diskutojnë trofeun e Kupës. 

Skuadra

Kapiteni Ferhan Hasani pas ndeshjes së mesjavës me Sileksin ka ndjerë dhimbje të gjurit të këmbës dhe nuk do të jetë në kombinim për takimin e nesërm. Ekzaminimet shtesë pritet të japin përgjigje për peshën e dëmtimit.

Pa lëndime e pezullime trajneri Qatip Osmani për ndeshjen me Makedonija Gj.P. në dispozicion i ka të gjithë lojtarët tjerë. 

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Makedonija Gj.P. zhvillohet të shtunën me fillim në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalet e RTVM-së dhe në platformën Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME