Xhiroja e 29-të: Shkëndija-Sileksi

No image

Serinë e pesë ndeshjeve të fundit kampionale e nisim të mërkurën në Tetovë përballë Sileksit të Kratovës. 

NDESHJA

Shkëndija vs Sileksi

Liga e Parë, xhiroja e 29-të

Stadiumi i qytetit në Tetovë 

E mërkurë, 26 prill, ora 16:00

Shkëndija luan me Sileksin të mërkurën takimin e xhiros së 29-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë. Kuqezinjtë janë në seri prej 6-të fitoreve rresht në kampionat dhe përballë ekipit nga Kratova kërkojmë triumfin e 7-të të njëpasnjëshëm që do të na mbante në hap me Strugën në garën për titullin kampion.

Pasi të shtunën fituam 1:0 Bregallnicën në Shtip, tre ditët e shkuara kemi punuar për ndeshjen me Sileksin, ndaj të cilëve kërkojmë fitoren e parë në ndeshjen e tretë të këtij sezoni. Dy ndeshjet e para në Strugë (Shkëndija luante si vendase shkaku i pezullimit të terrenit) dhe Kratovë janë mbyllur me barazim identik 1:1. 

Sileksi luan sezon shumë pozitiv dhe janë në garë për të kapur një prej pozitave që çojnë në Kupat e Evropës. Në 28 xhirot paraprake kanë zhvilluar 25 ndeshje, ku kanë efekt prej 12 fitoreve, 7 barazime dhe 6 disfata dhe me 43 pikë mbajnë vendin e katërt, tre pikë larg vendit të tretë që e ka Shkupi. Në fundjavë fituan 1:0 Makedonija Gj.P..

Skuadra

Stafi teknik i Shkëndijës në krye me Qatip Osmanin për ndeshjen me Sileksin në dispozicion kanë të gjithë lojtarët. 

Transmetimi

Përballja Shkëndija-Sileksi zhvillohet të mërkurën me fillim në orën 16:00 në stadiumin e qytetit në Tetovë dhe do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në kanalet e RTVM-së dhe në platformën Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME