Xhiroja e 24-të: Skopje – Shkëndija

No image

Kuqezinjtë kërkojnë me tre pikë të shkojnë në pauzën ndërkombëtare dhe me ambicie për fitore udhëtohet për duelin me Skopjen. 

NDESHJA

Skopje vs Shkëndija

Liga e Parë, xhiroja e 24-të

Stadiumi në Autokomandë të Shkupit

E dielë, 19 mars, ora 15:00

Shkëndija duelin e rradhës e luan në Shkup, ku përballë Skopjes vendase do të zhvillojmë duelin e xhiros së 24-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. Me dy fitore resht dhe tre të njëpasnjëshme në terren vendas, të dielën shkojmë në Shkup për tjetër sukses i cili pavarësisht pozitës së rivalit, seriozisht mund të ndryshojë shumë gjëra në garën për titullin kampion. Gjatë javës është punuar që të eliminohen gabimet në lojë, derisa sfidat me Rabotniçkin (3:1) dhe Akademia Pandevin (2:1) duhet të jenë motiv për tjetër sukses. 

Skopje pas 23-të xhirove mban vendin e parafundit (10-të) në renditje me vetëm 14 pikë të tubuara (2 fitore, 8 barazime, 11 disfata). Gjysmësezonin pranveror ekipi nga Autokomanda e Shkupit e ka nisur me 2 barazime pa gola si mysafir me Bregallnicën dhe në fushë të vet me Tikveshin. Pasoi humbje 4:0 në fushë të Rabotniçkit, barazuan 1:1 si vendas me Makedonija Gj.P., derisa fundjavën e fundit u mundën 3:1 nga Sileksi në Kratovë. Në 5 xhiro kanë 3 barazime dhe dy humbje, vetëm dy gola të shënuar, por ajo që bie në sy është se nuk janë mundur në ndeshjet si vendas.

Gjatë kësaj kampanje Shkëndija dhe Skopje janë përballur 3 herë. Në kampionat si “vendas” në Strugë në fillim të sezonit ku luanim shkaku i pezullimit të terrenit fituam 2:0, derisa në Autokomandë na mjaftoi goli i vetëm i Dorievit për fitore 1:0 dhe koleksionim të tre pikëve. Ndërkohë në kuadër të Kupës kuqezinjtë në Tetovë regjistruan fitoren më bindëse në këtë kampanjë, duke mundur Skopjen me shifrat 5:0. 

Skuadra

Ljupço Doriev, Bashkim Velija dhe Dashmir Elezi janë jashta kombinimit për lojë kundër Skopjes, derisa gjithë lojtarët tjerë janë gati për lojë pasi nuk kemi të lënduar apo pezullime. 

Transmetimi

Përballja Skopje-Shkëndija zhvillohet të dielën me fillim në orën 15:00 në stadiumin në Autokomandë të Shkupit,  ndërsa takimi do të transmetohet drejtëpërsëdrejti në servisin shtetëror RTVM dhe në platformën Arena Sport.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME