Xhiroja e 14: Shkëndija-Rabotniçki

No image

Sfidë e re për tu fituar për kuqezinjtë që si liderë të renditjes pretendojnë tre pikë përballë Rabotniçkit. Sfida luhet të dielën në orën 13:30 Tetovë, ndërsa mbështetja e publikut vlerësohet shumë e rëndësishme për ekipin. 

Lideri përballë skuadrës së vendit të gjashtë në renditje në një duel të dy ekipeve që viteve të fundit rregullisht përfaqësohen në Europë, në takimin e fundit kampional para pauzës së rradhës shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese. Shkëndija kërkon të vazhdojë ecurinë pozitive në kampionat ku mban pozitën e parë dhe kërkon pikët e rradhës për ruajtje apo edhe rritje të distancës me skuadrat ndjekëse. Kundërshtari vjen me entuziazëm pas serisë prej tre fitoreve në po aq takime të fundit dhe tanët duken të paralajmëruar për të mos lejuar befasi. Javë më parë dueli ndërmjet këtyre dy skuadrave u mbyll baraz 1:1 me Shkëndijën që avansoi në raundin e rradhës së Kupës pas ekzekutimit të penaltive. Ndërkohë kujtojmë se në fazën e parë të këtij sezoni kuqezinjtë fitonin 2:6 në Shkup në një prej fitoreve më të larta në historinë e klubit në Ligën e Parë.

Mbrojtësi Egzon Bejtullai transmeton atmosferën e mirë në skuadër, por thërret në seriozitet për të vazhduar me rezultatet e dëshiruara.

Trajneri Osmani nuk ka problem me lëndime apo pezullime, kështu që para ndeshjes do të zgjedhë formacionin që beson të përshtatet me strategjinë që do të përdoret në këtë sfidë.

Shkëndija-Rabotniçki luhet të dielën në Tetovë me fillim në orën 13:30, ndërsa biletat mund të sigurohen në pikat shitëse të stadiumit para startit të ndeshjes.

FOTOGALERIA nga seanca e fundit stërvitore