Totre me Maqedoninë U 21 kundër Austrisë

No image

Mesfushori kuqezi është përfshirë në mesin e futbollistëve të përfaqësueses U 21 të Maqedonisë për sfidën eliminatore kundër Austrisë më 14 nëntor në Shkup.

Seleksionuesi Bllagoja Milevski sot publikoi emrat e lojtarëve në të cilët do të llogarisë për sfidën e rradhës të kualifikimeve për Kampionatin Europian për të rinjë i cili do të zhvillohet në Itali në vitin 2019. Ennur Totre tani më rregullisht merr ftesë në ekipin e shpresave të vendit, ndërsa pritet sërish të jetë në mesin e pikave kryesore të Maqedonisë.
Takimi Maqedoni U21-Austri U21 luhet më 14 nëntor në Shkup.