Xhelil Asani prezantohet me fanellën kuqezi

No image

Shkëndija edhe zyrtarisht prezanton përforcimin e fundit Xhelil Asanin. Pasi arriti marrëveshje ditë më parë, 21 vjeçari ka kaluar me sukses testet mjekësore, para se të firmosë kontratën dy vjeçare me Shkëndijën. Mbrojtësi i majtë është prezantuar me fanellën kuqezi në prani të shefit të stafit teknik Qatip Osmani, ndërsa në pronincimin e parë nuk ka fshehur kënaqësinë për mundësinë e dhënë të bëhet pjesë e Shkëndijës.