Kupa e Maqedonisë 1/16: Të mërkurën Gostivari-Shkëndija

No image

Skuadra “kuqezi” të mërkurën i nis garat në Kupën e Maqedonisë kur në kuadër të 1/16 së finales do të jetë mysafire e anëtarit të Ligës së Dytë të Maqedonisë, Gostivarit. Ndeshja duhej të luhej më 16 gusht, mirëpo e njejta u shty për shkak se atë kohë Shkëndija kishte angazhime në play off të UEFA Europa League. Trajneri Osmani sërish nuk do të mund të llogarisë në Ferhan Hasanin e lënduar, ndërsa Marjan Radeski dhe Ennur Totre janë grumbulluar me respektivisht me përfaqësueset A dhe U 21 të Maqedonisë. Përballja Gostivari-Shkëndija luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Gostivar, me fillim në orën 16:30.