Hasani lirohet nga Maqedonia për dy ndeshjet kontrolluese

No image

Kapiteni i Shkëndijës, Buba Hasani nuk do të jetë pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë për dy ndeshjet kontrolluese me Azerbejxhanin dhe Iranin. Me marrëveshje të dyanshme dhe në konsultim me ekipet mjekësore është vendosur që përkundër ftesës fillestare Hasani të lihet i lirë, duke patur parasysh faktin se vetëm sa është kthyer nga lëndimi serioz.

 Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë, Igor Angellovski ka liruar nga obligimet kapitenin e Shkëndijës Ferhan Hasani dhe ai nuk do të luajë në dy ndeshjet kontrolluese me Azerbejxhanin dhe Iranin. Edhe pse fillimisht u përfshi në listën e Angellovskit, megjithatë në konsultim me ekipet mjekësore është vendosur që megjithatë në interes të dy palëve është që futbollisti të lihet i lirë dhe të shfrytëzojë pauzën për pushim, duke patur parasysh faktin se sapo është kthyer nga një lëndim i rëndë. Hasani këputi ligamentet në takimin Maqedoni-Ukrainë në tetor të vitit të kaluar, ndërsa javë më parë u rikthye të luajë për Shkëndijën. Pas rreth 8 muajve ai sërish u gjet në listën e seleksionuesit Angellovski, që e llogarit si një ndër pikat kyçe të përfaqësueses që ai drejton, mirëpo në këtë moment interesi i gjithë palëve është që futbollisti të mos rrezikojë me ngarkesë të panevojshme. 

Shpërndaje

Të tjera

Leave us a reply

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.