Të premten test ukrainas për kuqezinjtë

No image

Shkëndija vazhdon me intenzitet të shtuar përgatitjet në Antalia të Turqisë, ndërsa paralel me ngarkesën fizike dhe punën tekniko-taktike, vëmendje i kushtohet komponimit të skuadrës përmes ndeshjeve kontrolluese. Në këtë drejtim kuqezinjtë të premten do të zhvillojnë testin e dytë në Antalia, kur nga ora 13:00 (ora 15:00 sipas kohës lokale në Turqi) përballen me Olimpik Donetsk-un nga Ukraina.