Të mbyllet gjysmësezoni me fitore

No image

Shkëndija kërkon fitore përballë Pelisterit në ndeshjen e fundit të gjysmësezonit vjeshtor në LPFM. Takimi luhet të dielën me fillim në orën 13:00.

Të dielën mbyllet gjysmësezoni vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, ndërsa Shkëndija do të luajë në Tetovë me Pelisterin e Manastirit. Përbllja me skuadrën e vendit të tretë sigurisht që paraqet derbi të javës, mirëpo përcaktimi i ‘kuqezinjëve’ mbetet fitorja për të mbyllur sezonin vjeshtor me tre pikë. Pasi triumfit të fundit me Renovën ekipi është munduar të rikuperojë forcën dhe të paraqitet në nivel maksimal kundër Pelisterit.

3

Stafi teknik kërkon nga futbollistët respekt maksimal për kundërshtarin, duke potencuar se deri te qëllimi mund të arrihet vetëm me impenjim maksimal dhe përmbushje të detyrave taktike që do t’u jepen futbollistëve para ndeshjes. Për shkak të lëndimit tani më një kohë më të gjatë mungojnë Juffo dhe Taipi, ndërsa stafi teknik nuk llogarit në tre futbollistët argjentinas Parrino, Menendez dhe Haberkorn, të cilët me kryesinë duhet të zgjidhin statusin e tyre në klub dhe për këtë arsye nuk janë në kombinim.

11

 

9

Përballja Shkëndija-Pelisteri luhet të dielën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 13:00.