Me Alimin prej afër dhe larg

No image

Super goli i Armend Alimit të dielën i dha Shkëndijës fitore 1:0 përballë Pelisterit, duke mbyllur gjysmësezonin vjeshtor në mënyrë triumfuese dhe me tre pikë.

5

Alimi si mesfushor nuk është se shënon shpesh, por interesant është fakti se në të shumtën e rasteve kur arrin të realizojë, shënon gjithmonë gola të bukur. I intervistuar një javë më parë për kanalin zyrtar të klubit para ndeshjes me Renovën, Alimi para efektit personal vuri suksesin e ekipit, por e pashmangshme ishte pyetja nëse shënon do të jetë prej afër apo prej larg. Dhe Alimi për dy ndeshje përgjigjet me gola për dy mënyrat, duke realizuar nga afërsia për 1:0 në fitoren 2:1 me Renovën, ndërsa të dielën nga mbi 30-të metra realizoi një prej golave më të bukur të parë në stadiumin e qytetit në Tetovë, për triumf 1:0 në dy takime të njëpasnjëshme në të cilat Shkëndija grumbulloi 6-të pikë maksimale.