Të kompletuar me fokus ka derbi

No image

Kuqezinjtë vazhdojnë punën të kompletuar, me përjashtim të Bojkut që u dëmtua në stërvitjen e fundit. Musliu, Bejtullai, Totre, Sadriu dhe Imeri janë kthyer në skuadër duke u bashkuar me grupin nga dita e enjte pasi përfunduan detyrat në ekipet përfaqësuese.

Shkëndija hyn në dy ditët e fundit të përgatitjeve për sfidën e rradhës në kampionat, të dielën kundër Vardarit në Shkup. Kuqezinjtë kanë shfrytëzuar mirë pauzën dy javore shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, duke marrë veten pas orarit paraprak të ngjeshur që dha edhe shenja lodhje në skuadër.

Në këtë drejtim pauza ishte e mirëseardhur për të ‘mbushur bateritë’ para sfidave të rradhës ku kërkohet maksimumi. Stafi teknik tashmë hynë në fazën përfundimtare të përgatitjes për ndeshjen e rradhës dhe më në fund skuadra ka mundur të punojë e kompletuar me kthimin e lojtarëve që ishin pjesë e ekipeve përfaqësuese. Musliu, Bejtullai, Totre, Sadriu dhe Imeri nga dita e enjte janë bashkuar me ekipin që tashmë gjithë fokusin e ka kthyer ka sfida e të dielës me Vardarin në Shkup. Ndërkohë në seancën e fundit stërvitore mesfushori Besmir Bojku ka dëmtuar kyçin e këmbës, ndërsa shkalla e serioziterit të lëndimit do të mësohet pas ekzaminimeve mjekësore.

➡️ MaYa.mk