Stërvitje me sytë ka Akademia Pandev

No image

Skuadra ka nisur përgatitjet për ndeshjen e të dielës me Akademia Pandevin në Tetovë, pasi shijuan një ditë të lirë të enjten. Pas tre javëve rikthehet me vrapime të lehta mesfushori Arbin Zejnullai.

Pas barazimit në Shkup (1:1 me Vardarin) në ndeshjen e parë të çerekfinles së Kupës, futbollistët e Qatip Osmanit kanë ndryshuar fokusin ka obligimet kampionale. Ekipi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e rradhës përballë Akademia Pandevit (të dielën ora 14:00) që korrespondon me xhiron e 21 në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë.
Shkëndija ushtroi në terrenin me bar sintetik te Qendra Sportive në Tetovë në një seancë ku trajneri Osmani kishte gjithë futbollistët në disponim.

Shihni ⇒ FOTOGALERINË  e plotë

Në seancën e sotme me ekipin u bashkua mesfushori i ri Arbin Zejnullai, që ishte jashta procesit stërvitor rreth një muaj pasi theu gishtin e këmbës. 19-të vjeçari fillimisht për një periudhë do të ushtrojë individualisht me vrapime më të lehta, para se të merr leje nga stafi mjekësor për të ushtruar me ngarkesë maksimale. Ekipi vazhdon me stërvitje të shtunën para dite me seancën e fundit para sfidës të së dielës.