Shkëndija është më shumë se një klub futbolli dhe skuadra nuk nënkupton vetëm ekipin e parë. Rreth 300 të rinjë në 12-të kategori të ndryshme ushtrojnë në shkollën e futbollit Shkëndija, ku nën mbikqyrjen e stafit profesional dhe trajnerëve me kualifikime përkatëse po zhvillohen si futbollistë. Duke filluar nga gjenerata U 9, fëmijë të moshës deri 9 vjeç që fillojnë të zbulojnë fshehtësitë e para të këtij sporti magjik, kalohet përmes gjithë gjeneratave pasardhëse deri në U 19 te skuadra e juniorëve që është ‘filtеr’ i fundit para dyerve të ekipit të parë. Shkëndija me program të veçantë enkas për kategoritë e reja dhe me plan të përgatitur për çdo moshë kujdeset për shkollën e futbollit, e cila llogaritet po aq e rëndësishme si ekipi parë. Për më shumë, plani afatgjatë i skuadrës është që paralel me përforcimin e ekipit me lojtarë cilësorë, në të njëjtën kohë përmes punës profesionale me grupmoshat e reja, pikërisht nga shkolla jonë e futbollit të nxiren talenta të rinj që një ditë jo vetëm që do të jenë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë të Shkëndijës, por edhe do të mund të plasohen në klube më me renome jashta vendit.

Agron Memedi
Trajner U17

Taxhedin Kasami
Trajner U16

Fatih Huseini
Trajner U14 - U15

Ibrahim Luma
Trajner U13

Bashkim Arifi
Trajner U8 - U9

Husein Kadri
Trajner U10 - U11
