Kontratë profesionale për Reshat Ramadanin

No image

KF Shkëndija njofton se ka nënshkruar kontratë profesionale me 18 vjeçarin Reshat Ramadani. Klubi dhe Ramadani kanë nënshkruar kontratë profesionale me kohëzgjatje prej 5 vitesh.


Kështu, paralelisht me përforcimet e reja, Shkëndija vazhdon të mbajë llogari edhe për futbollistët që dalin nga shkolla e futbollit e Shkëndijës.
Ramadani luan në pozicionin e mesfushorit mbrojtës dhe qendërmbrojtësit. Në skuadrën e shpresave ë Shkëndijës ishte njëri nga lojtarët kryesorë, ndërsa me ekipin e parë të kuqezinjve debutoi në gjysmë sezonin e kaluar, në xhiron e shtatë në fitoren 2:0 kundër Skopjes në Shkup.


“Ky është një moment shumë i lumtur për mua pasi që unë jam rritur në Shkëndijë. Këtu i kam mësuar hapat e para të futbollit dhe të nënshkruash me klubin e zemrës mesiguri se është një ndjenjë e veçantë. Me skuadrën e U19 të Shkëndijës kemi arritur rezultate të shkëlqyeshme duke u shpallur kampionë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa luajtëm edhe në Ligën e Kampionëve për të rinj. Angazhimi në ekipin e parë të Shkëndijës është përvojë shumë e rëndësishme për mua pasi që këtu ka shumë lojtarë me përvojë të madhe dhe lojtarë të klasit të lartë. Besoj se me angazhimin tim në skuadrën e parë do të kem rastin që të zhvillohem si futbollist profesionist”, deklaroi Reshat Ramadani pas nënshkrimit të kontratës.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME