Shkëndija U18 eliminon Milanon dhe kalon në finale të Kupës

No image

Kadetët kuqezinjë fitojnë 3:0 Milanon e Kumanovës në gjysmëfinale të Kupës dhe bashkohen me gjeneratat U19 dhe U16 të Shkëndijës në finalet e 17 majit.

Shkëndija përfundimisht do të prezantohet me tre gjenerata të ndryshme në finalet e Kupës së Maqedonisë në konkurencë të moshave të reja. Pasi më parë finalet e tyre siguruan gjeneratat U19 dhe U16 të Shkëndijës, sot biletën për ndeshjen për trofeun e Kupës e ‘preu’ edhe skuadra U18 (fëmijë të lindur në vitin 2005) e kuqezinjëve e drejtuar nga trajneri Mensur Jakupi. 

Shkëndija U18 në gjysmëfinale sot në Tetovë fitoi me shifrat 3:0 Milanon e Kumanovës. Kuqezinjtë hapën më mirë ndeshjen dhe pas 6-të minutave lojë avansuan 1:0 me golin e Florim Asanit. Djemtë e Milanos refuzuan të dorëzohen dhe deri në minutën e 75-të kur Armir Isa shënoi për dyfishim të rezultatit. Dhjetë minuta më vonë Daut Karimani solli të tretin për shifra përfundimtare, Shkëndija U18-Milano U18 3:0.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME