Shkëndija U15 do të marrë pjesë në turne ndërkombëtar në Kroaci

No image

Kuqezinjtë do të jenë pjesë e turneut bashkë me Dinamo Zagrebin, Crvena Zvezda, Osijekut, Zheljezniçari e kështu me rradhë. 

Moshat e Shkëndijës do të marrin pjesë në turneun ndërkombëtar memorial “Krunoslav Fush” i cili prej 9 deri më 11 qershor 2023 do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë. 

Turneu organizohet për katregorinë U 15 (fëmijë të lindur në vitin 2008 dhe më të rinjë) dhe kuqezinjtë pasi kanë konfirmuar pjesëmarrjen kanë nisur përgatitjet për turneun në fjalë. 

Bëhet fjalë për turne të fortë ndërkombëtarë në të cilin përveç Shkëndijës, deri tani pjesëmarrjen e kanë konfirmuar klube të njohura si Zheljezniçar i Bosnjë e Hercegovinës, ekipet kroate Slaven Belupo, Varazhdin, Osijek, Dinamo Zagreb, pastaj sllovenët e Olimpija Ljubljana e serbët e Crvena Zvezdës. 

Vlerësoj se pjesëmarrja në këtë turne për Shkëndijën si klub ka vlerë të madhe qoftë në aspekt të përvojës që do marrin fëmijët nga garimi me ekipe me renome të cilat njihen gjithandej për akademi cilësore në punën me të rinjë, apo edhe në aspekt të marketingut sepse si klub futemi në një shoqëri të zgjedhur me klube të njohura si Dinamo Zagreb, Osijek, Crvena Zvezda, e kështu me rradhë”, thotë Erhan Selimi, drejtor i shkollës së futbollit Shkëndija.

Më vjen mirë që klubi ka pranuar ftesën për të marrë pjesë në këtë turne të fortë ndërkombëtar. Normal krahas kënaqësisë, pjesëmarrja në këtë turne bart në vete edhe përgjegjësi dhe detyra jonë bashkë me trajnerët e moshave është që deri në qershor të përgatisim dhe të bëjmë përzgjedhje të duhur për tu prezantuar denjësisht në këtë turne prestigjioz ndërkombëtar, shton trajneri i gjeneratës U15 të Shkëndijës, Ismail Ismaili.

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME