Shkëndija përballet me Mlada Boleslav (CZE) nëse kalon Nefçin

No image

Sot në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për çiftet në raundin e tretë eliminator të Liga Evropës. ‘Kuqezinjtë’ nëse arrijnë të kalojnë përfaqesuesin e Azerbajxhanit, Nefçin, në raundin e tretë do të përballen me FK Mlada Boleslav nga Çekia.

Shkëndija është në pozitë ideale për të avansuar në raundin e tretë, pasi ka rezultat aktiv nga dueli i parë me Nefçin. Barazimi 0:0 në Baku është shumë premtues dhe Shkëndija të enjten në Shkup kërkon fitore për të kaluar edhe raundin e dytë, që do paraqiste një tjetër arritje historike për skuadrën.