Shkëndija me dy gjenerata në finale të Kupës

No image

Shpresat e Shkëndijës janë kualifikuar në finale të Kupës së Maqedonisë me gjeneratat U19 dhe U16, ndërsa gjysmëfinale luan edhe gjenerata U18.

Kategoritë e reja të skuadrës kuqezi kanë lënë mesjavë të sukesshme, duke arritur kualifikim në finale të Kupës me dy gjenerata U19 dhe U16, ndërsa mesjavën e ardhshme të njejtën do të kërkojë edhe gjenerata U18.

Skuadra e juniorëve të Shkëndijës (U19, fëmijë të lindur në vitin 2004) e drejtuar nga trajneri Gajur Rexhepi më 17 maj në Ohër do të disktuojë trofeun e Kupës përballë Rabotnçkit. Shpresat kuqezi kalimin në finale e arritën pasi në gjysmëfinale eliminuan Pobedën e Prilepit. Takimi u mbyll me barazim 1:1, me Dorart Hamitin që shënoi për kuqezinjtë, ndërsa në serinë e penaltive djemtë tanë ishin më të saktë duke fituar me shifrat 5:3.

Ndërkohë Shkëndija U16 (fëmijë të lindur në vitin 2007) nën drejtimin e trajnerit Taxhedin Kasami ka eliminuar Shkupin në gjysmëfinale, duke e mundur me shifrat bindëse 5:2. Dy gola të Hisar Ali dhe nga një realizim nga Omer Luma, Ylber Vejseli e Bujamin Velija na dhanë triumfin bindës që na fut në finale të Kupës edhe me këtë kategori. Shkëndija U16 në finalen e 17 majit në Ohër do të ndeshet me fituesin e duelit Bregallnica-Kull.

E ndërkohë kuqezinjtë e rinjë presin edhe një gjeneratë të kemi në finale të Kupës. Shkëndija U18 (2005) me trajnerin Mensur Jakupi të mërkurën e ardhshme (3 maj) në Tetovë do të zhvillojë gjysmëfinalen përballë Milanos së Kumanovës dhe me fitore eventuale kuqezinjtë do të kompletonin pjesëmarrjen me tre gjenerata të ndryshme në finalet e Kupës së Maqedonisë për të rinjë. 

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME