Shkëndija e nis me Kukësin në ‘Kupa e Pavarësisë’

No image

‘Kuqezinjtë’ që kanë udhëtuar drejt Shqipërisë me ekipin e juniorëve për shkak të angazhimeve të ekipit të parë në kampionat, në gjysmëfinale të ‘Kupës së Pavarësisë’ do të përballen me Kukësin. Ndeshja luhet në orën 12:00, zgjat 45 minuta. Nëse fiton, Shkëndija në finale do të luajë me fituesin e duelit ndërmjet Prishtinës dhe Otrantit.

Sot në stadiumin ‘Selman Stërmasi’ në Tiranë do të zhvillohet edicioni i rradhës i turneut mbarëkombëtar të futbollit ‘Kupa Pavarësia 2016’ në të cilin tradicionalisht merr pjesë edhe Shkëndija. Shorti i hedhur sot nga zyrtarët e Federatës shqiptare të Futbollit ka vendosur që në gjysmëfinale Shkëndija të përballet me Kukësin në takimin që luhet nga ora 12:00, ndërsa në orën 11:00 do të ndeshen Prishtina dhe Otranti nga Ulqini i Malit të Zi.
Turneu zhvillohet në sistemin italian kur ndeshjet zgjasin nga 45 minuta, ndërsa fituesit përballen në finale ku do të diskutohet fituesi i edicionit të sivjemë në ‘Kupën Pavarësia’. Kujtojmë se Shkëndija ka fituar këtë trofe në vitin 2012, pikërisht në edicionin kur festohej 100 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë. Për shkak të angazhimeve në kampionat dhe përballjes me Renovën në mesjavë, ‘kuqezinjtë’ drejt Shqipërisë kanë udhëtuar me ekipin e të rinjëve.