Shala: Me rëndësi fitorja, në Uells për kualifikim

No image

Autori i golit të fitores  së Shkëndijës ndaj Haverfordwest County AFC, Adenis Shala nuk ka fshehur gëzimin për faktin që mundi të ndihmojë ekipin. Kuqezinjtë me epërsi 1:0 do të shkojnë javën e ardhshme në Uells për të kërkuar kualifikim në xhiron e dytë të UEFA Europa Conference League dhe Shala beson se ekipi mund të bëjë më mirë se në Shkup. 

….shënon për fitore evropiane….

Adenis Shala: “Ndjehem shumë i lumtur që fituam, pasi më e rëndësishme ishte që ne ta fitojmë ndeshjen dhe jo kush do të shënojë gol. Për mua është njejtë sikur të bëj gol apo të asistoj, mendoj se është e njejta. Më rëndësi është që fituam edhe pse kishim shumë raste tjera që ta mbyllim ndeshjen më herët, por ky është futbolli dhe ne duhet të përgatitemi për takimin e kthimit, i cili na pret në Uells, që të japim maksimumin secili nga vetja, ku nuk dyshoj te ekipi dhe shpresoj të marrim një rezultat më të mirë se këtu.“ 

….humb super shans në të parën….

Adenis Shala: “Të them të drejtën së pari u ndjeva keq prej bashkëlojtarëve dhe trajnerit, pasi e pata një mundësi të mirë, mirëpo ky ëshë futbolli, ndonjëherë ke mundësi të mira për të shënuar dhe nuk shënon, përderisa nga një gjysmë rasti që kishim një aksion unë shënova. Por, e them sërish e rëndësishme ishte fitorja.”

….brohëritjet e publikut Shala, Shala….

Adenis Shala: “Si fëmijë gjithmonë kam ëndërruar që të luaj në stadiume të mëdha dhe të shënoj gol. I falenderoj të gjithë tifozët që ishin të pranishëm sonte në stadium, të cilët e brohëritën emrin tim. Që nga momenti i parë që kam ardhur në Tetovë jamë ndjerë si në shtëpi dhe i falenderoj të gjithë nga zemra”.

Share Now

Related Post