Rrethin e tretë të grave e startojmë të dielën ndaj Voska Sport

No image

Shkëndija në 11-të xhirot e fundit do të luajë 6 herë si vendase, ndërsa 5 ndeshje i kemi në transfertë. Startojmë të dielën në Tetovë përballë Voskës. 

Me zhvillimin e ndeshjeve të xhiros së 22-të, të mërkurën u kompletuan dy rrethet e para të garave në elitën e futbollit vendor. Rrethi i tretë dhe i fundit tashmë ka mësuar orarin që sipas sistemit të Bergerit, përpilohet në bazë të renditjes tabelare pas dy rretheve të para. 

Shkëndija u ndal në vendin e tretë dhe si skuadër pranë kreut dhe pretendent për titull në 11-të xhirot e fundit do të luajmë 6 herë si vendase, krahas 5 dueleve si mysafire. 

Pengesa e parë e kuqezinjëve do të jetë Voska Sport të dielën në Tetovë. Pas një jave (16 mars) luajmë si mysafirë me Vardarin. Pason pauza kampionale shkaku i ndeshjeve kontrolluese të ekipeve përfaqësuese, për tu rikthyer në kampionat më 31 mars me ndeshjen e xhiros së 25-të në Tetovë përballë Bregallnicës. Më 7 prill jemi udhëtues ndaj Makedonija Gj.P., presim Sileksin (14 prill), i dalim Tikveshit (21 prill), para se xhiroja e 29 dhe 30 të na sjellin dy ndeshje rresht në Tetovë (Gostivari 28 prill dhe AP Brera 1 maj). Në tre xhirot e fundit i dalim Shkupit (5 maj), presim Strugën (12 maj) dhe e mbyllim sezonin në Shkup përballë Rabotniçkit më 19 maj. 

Share Now

Related Post