Qaka: Të hyjmë sa më të bashkuar në sezonin e ri

No image

Mesfushori kuqezi Kamer Qaka beson se Shkëndija mund të ec në rrugën e duhur nëse gjithë mobilizimi bëhet në interes të ngritjes së atmosferës përmes mbështetjes mes veti në gjitha segmentet e klubit. Lojtarë, staf teknik, kryesi e tifozë, të gjithë të bashkuar mund të fusim Shkëndijën në binarët e duhur. 

Jemi në prag të fillimit të sezonit të ri dhe e rëndësisë kapitale është të futemi sa më të bashkuar. Jemi të vetëdijshëm se mënyra si dolëm jashta Evropës ka lënë dëshprim te tifozët, por duhet të jemi në lartësinë e duhur në vazhdom pasi ajo që iku nuk kthehet më”, shprehet mesfushori i Shkëndijës, Kamer Qaka, i cili beson se fillimi i sezonit me fitore do të ishte mundësi e shkëlqyeshme për të kthyer gjërat në binarët e duhur. 

Fillimi i mbarë është gjysma e punës thotë një shprehje dhe ne do të bëjmë gjithçka që të nisim me tre pikë. Është mirë kur dëgjojmë se tifozët moblizohen për të na mbështetur dhe për ne lojtarët është motivues fakti se kemi mbështetje pas dështimit në Evropë. Kjo na duhet në këtë moment. Të hyjmë sa më të bashkuar në sezonin e ri dhe të provojmë të jemi sa më lartë me performansën tonë”, përfundoi Qaka. 

Shkëndija vazhdon më seanca stërvitore dhe ma për përgatitje edhe dy ditë (të premten dhe të shtunën), ndërsa të dielën nga ora 17:00 në Ohër ndeshemi me anëtarin e ri të Ligës së Parë, Voska Sport. 

Share Now

Related Post