Prononcimi | Shkëndija – Makedonija Gj.P.

No image

Shkëndija të shtunën kërkon të rikthehet në rrugën e fitores, pasi në mesjavë barazuam 0:0 me Sileksin, ndërsa Makedonija Gj.P. është kundërshtari i rradhës në kuadër të xhiros së 30-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë.

Ndeshja Shkëndija-Makedonija Gj.P. luhet të shtunën në stadiumin e qytetit në Tetovë me fillim në orën 16:00. 

….gara për titullin me 4 ndeshje të mbetura….

Metodi Maksimov: “Mirë, si që thatë kanë mbetur edhe katër ndeshje. Normal tani jemi një hap mbrapa me barazimin 0:0 që kishim ndaj Sileksit. Por mbeten edhe katër ndeshje, mbetet të luftojmë deri në fund, nuk heqim dorë. Të gjithë jemi me kokën lartë dhe do të luftojmë deri në fund.

….matematika na lejon të shpresojmë titullin….

Metodi Maksimov: “Normal, derisa ka lloj lloj llogaritie matematikore shkojmë deri në fund. Çdo ndeshje prej tani është finale, shkojmë në çdo ndeshje në fitore. Kjo është, nuk kemi zgjidhje tjetër, na mbetet të luftojmë dhe ta lëmë zemrën në terren.

….Makedonija Gj.P.….

Metodi Maksimov“Makedonija Gj.P. skuadër e papërshtatshme, e fortë. Secili ka ambiciet e veta, ashtu edhe Makedonija Gj.P., por luajmë në terren vendas, para publikut e tifozëve tanë dhe do të japim gjithçka nga vetja. Mendoj se tre pikët do të mbeten në Tetovë.”

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME