PREVIEW | Shkëndija vs Pobeda

No image

Vazhdon seria e ngjeshur e kuqezinjëve të cilët të mërkurën kundër Pobedës në Tetovë zhvillojnë ndeshjen e pestë në harkun kohor prej dy javeve. Takimi kundër ekipit nga Prilepi nis në orën 15:30.

Liga e Parë e futbollit vendor sjell angazhime edhe në mesjavë kur në program janë takimet e xhiros së shtatë. Shkëndija në një moment shumë pozitiv do të luajë në Tetovë përballë Pobedës së Prilepit në kërkim të fitores së pestë me rradhë në kampionat dhe të shtatën bashkë me paraqitjet në Kupë. Pas triumfit të së dielës në trasfertën me Sileksin, ekipi ka punuar për të pritur në gjendje sa më të mirë përballjen e rradhës dhe stafi teknik beson se ekipi është gati për të bërë detyrën të mërkurën.

Të rejat në skuadër

Mevlan Murati më në fund është i gatshëm për lojë, pasi len pas problemet me lëndimin e muskujve të barkut.

Mbrojtësi i djathtë ka punuar me intensitet të plotë seancën stërvitore të ditës së martë dhe është përfshirë në listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen e të mërkurës me Pobedën.

Ndërkohë jashta mbeten Remzifaik Selmani për shkak të pezullimit (karton i kuq kundër Sileksit) dhe Izair Emini për arsye dëmtimi. Lëndimi në takimin e 1/16 së finales së Kupës dy javë më parë me Kozhufin e Gjevgjelisë vazhdon të shqetësojë Eminin, i cili edhe pse ndërkohë u përfshi në tre përballje gjithsesi nuk duket i qetë. Kundër Sileksit u inkuadrua në lojë në fund të ndeshjes, por kjo ka mjaftuar të mbingarkohet muskuli i lënduar duke e nxjerë nga kombinimi për sfidën e rradhës.

MaYa.mk

Kundërshtari

Pobeda e Prilepit vjen në Tetovë pasi të dielën u mund si vendas (ndeshjet i luan në Manastir) me rezultat 4:2 nga  Akademia Pandevi. Me 8 pikë mbajnë pozitën e pestë në renditje pas gjashtë xhirove gjatë të cilave kanë koleksionuar dy fitore, dy barazime dhe dy disfata. Edhe pse dy vitet e fundit luftojnë për mbijetesë dhe ndërkohë Shkëndija luftonte për tituj, ekipi nga Prilepi është dëshmuar si kundërshtar i papërshtatshëm për kuqezinjtë. Sezonin e kaluar historik të Shkëndijës në rrugën drejt dy titujve, Pobeda ishte ndër ekipet e rralla që doli dy herë e pamposhtur në katër takimet mes veti me ne. Fillimisht në xhiron e katërt në Tetovë barazuan 3:3, ndërsa pikërisht në transfertën me Pobedën në Strumicë kuqezinjtë pësuan njërën prej tre disfatave (2:1) të vetme në gjithë kampionatin. Gjithsesi edhe pse ka ditur të befasohet nga Pobeda, tradita është në anën e Shkëndijës dhe tani djemtë kuqezi duken të karikuar për të mos lejuar tjetër surprizë.

Shkëndija-Pobeda luhet të mërkurën në stadiumin e qytetit në Tetovë, me fillim në orën 15:30.