POST MATCH PRESS | Osmani: Urime futbollistëve për kualifikimin

No image

Pas fitores 0:4 në transfertën me Daçian në Moldavi dhe avansimin në raundin e dytë me rezultat të përgjithshëm 7:0, logjikisht i disponuar në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri Qatip Osmani. Ai ka uruar lojtarët për kualifikimin, duke potencuar se rezultati nga ndeshja e parë i dha skuadrës qetësinë për të demonstruar nivel të lartë në Moldavi.