Helsinki i Finlandës kundërshtar në raundin e dytë

No image

Shkëndija të enjten e ardhshme në Strumicë do të përballet me HJK Helsinkin nga Finlanda në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Liga Evropës.

“Kuqezinjtë” në mënyrë bindëse janë kualifikuar në raundin e dytë të eliminatoreve të Liga Evropës, duke eliminuar Daçian e Moldavisë me rezultat të përgjithsh 7:0 (dy fitore me nga 3:0 dhe 0:4). Kështu ekipi kalon në xhiron e ardhshme ku do të përballet me HJK Helsinki nga Finlanda. Këta të fundit prenotojnë duele me Shkëndijën pasi arritën të eliminojnë përfaqësuesin nga Uellsi, Connah’s Quay. Uellsianët paralajmëruar befasi pasi fituan 1:0 ndeshjen e parë, mirëpo revanshi i takoi HJK Helsinkit që trifoi 3:0.
Ndeshja e parë Shkëndija-HJK Helsinki luhet më 13 korrik në Strumicë, me fillim në orën 17:00.