POST MATCH PRESS | Osmani: Me meritë jemi në play off të Europa League

No image

Legjendë si futbollist, legjendë si trajner. Qatip Osmani pas gjithë sukseseve të së kaluarës, sërisht është njeriu i momentit te Shkëndija. Tekniku tetovar drejton ekipin drejt fazës play-off të UEFA Europa League, pasi Shkëndija me sukses kaloi edhe pengesën e tretë në eliminatoret e sivjetshme. Pas fitores 3:0 kundër Trakait të Lituanisë dhe avansimit në raundin e rradhës, trajneri Osmani është shfaqur i kënaqur para mediave, ku ka vlerësuar me nota maksimale paraqitjen e ekipit dhe koleksionimin e një tjetër rezultati historik.