Davor Taleski nënshkruan me Shkëndijën, Rexhepi transferohet te Partizani

No image

KF Shkëndija njofton se ka arritur marrëveshje me portierin Davor Taleski. 27 vjeçari Taleski me klubin tonë ka nënshkruar kontratë me kohëzgjatje prej tre vitesh.


Portieri Taleski në skuadrën kuqezi vjen nga ekipi i Struga Trim Lum ku gjatë sezonit të kaluar regjistroi gjithsej 32 paraqitje, prej të cilave 30 në kampionat dhe 2 në garat e kupës.


“Jam i lumtur që gjendem në Tetovë dhe që jam pjesë e Shkëndijës. Dëshira e secilit portier nga kampionatit vendor është që një ditë të luajë për Shkëndijën. Për mua kjo paraqet një sfidë tepër të madhe duke marrë parasysh që Shkëndija secilin vit merr pjesë në garat në kompeticionet evropiane, dhe kjo do të jetë një mundësi e madhe për mua që të tregoj të gjitha kualitetet të cilat i posedoj. Falënderoj drejtuesit e klubit për vlerësimin dhe që mundësuan ardhjen time në Tetovë. Unë ju premtoj se fanellës së Shkëndijës do t’i përkushtohem maksimalisht”, u shpreh Taleski gjatë nënshkrimit të kontratës.


KF Shkëndija i uron mirëseardhje Taleskit dhe shumë suksese në fanellën kuqezi!

Ndërpritet bashkëpunimi me Bekim Rexhepin

KF Shkëndija njofton për ndërprerjen e bashkëpunimit me Bekim Rexhepin. Portieri Rexhepi kalon në radhët e skuadrës së Partizanit nga Tirana.
Rexhepi u bashkua me Shkëndijën në vitin 2017, ndërsa në dy vitet e fundit luajti në formë të huazimit në ekipin e Skënderbeut nga Korça.

KF Shkëndija i uron Bekimit shëndet dhe shumë suksese në fanellën e Partizanit të Tiranës!

SHPËRNDAJE

TË NGJASHME