Në Manastir për tu rikthyer në rrugën e fitores

No image

Shkëndija të dielën si mysafire përballet më Pelisterin në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 9-të të Ligës së Parë të futbollit të Maqedonisë. Kërkohet fitore për të vazhduar ndjekjen e kreut të tabelës.

Skuadra ‘kuqezi’ ka përfunduar përgatitjet për xhiron e 9-të të LPFM-së, kur në transfertë luan me Pelisterin. Stadiumi i Manastirit do të jetë vendi ku skuadra kërkon të rikthehet në rrugën e fitoreve, pasi në mesjavë u ndal me barazim 1:1 me Renovën. Futbollistët janë të vetëdijshëm se nuk gabimet nuk tolerohen nëse duan të jenë në garë të afërt për titullin e kampionit dhe shprehen të gatshëm për të dhënë maksimumin e tyre në kërkim të tre pikëve përballë skuadrës kualitative të Pelisterit, që këtë sezon luan me shumë entuziazëm dhe për momentin mban pozitën e tretë në renditje.

 

Stafi teknik i Shkëndijës nuk mund të llogarisë në mbrojtësin e majtë Menendez që është jashta shakaku i lëndimit, ndërsa në dyshim mbetet Juffo.

Përballja Pelisteri-Shkëndija luhet të dielën në stadiumin ‘Tumbe Kafe’ në Manastir, me fillim në orën 15:00.

 Training GALLERY