Musliu i lumtur me golin e parë si kuqezi

No image

Triumfi bindës 3:0 ndaj Pobedës në xhiron e 22-të solli edhe golin e parë në fanellën e Shkëndijës për mbrojtësin reprezentues, Visar Musliun. Realizim i lehtë në minutën e 47-të kur dërgoi topin në rrjetën e zbrazur për rezultat 3:0, mirëpo duke parë se ishte goli debutues në fanellën kuqezi i natyrshëm ishte përjetimi emocional nga ana e Musliut.