Musliu dhe Bejtullai titullarë në fitoren e përfaqësueses

No image

Dy mbrojtësit e Shkëndijës ishin ndër më të mirët në fitoren 2:0 të Maqedonisë përballë Armenisë në Ligën e Kombeve.

Edhe pse kampionati vendor ishte në pauzë shkaku i ndeshjeve ndërkombëtare të ekipeve përfaqësuese, kuqezinjtë kishin futbollistë që qëndruan në aksion. Visar Musliu dhe Egzon Bejtullai të grumbulluar nga përfaqësuesja A e Maqedonisë ishin pjesë e startit të suksesshëm me dy fitore në Ligën e Kombëve. Maqedonia të dielën në mbrëmje mundi Armeninë 2:0 në Shkup, ndërsa të dy futbollistët e Shkëndijës ishin titullarë. Për 90-të minuta Musliu dhe Bejtullai komanduan mbrojtjen me paraqitje shumë pozitive, duke mbyllur takimin pa gol të pranuar.

Ekipi përfaqësues nuk pranoi gol edhe në ndeshjen e parë në transfertën me Gjibraltarin të fituar poashtu 2:0. Në atë takim titular për 90-të minuta ishte Visar Musliu, ndërsa debutoi në një ndeshje zyrtare të ekipit përfaqësues, Egzon Bejtullai që u inkuadrua në minutën e 85-të. Me përballjen kundër Armenisë lojtarët tanë mbyllin detyrimet në ekipin përfaqësues dhe tashmë kthehen në skuadër për të vazhduar sezonin në skenën vendore, ku fillimisht të mërkurën luajmë me Kozhufin në Gjevgjeli ndeshjen e Kupës, ndërsa të dielën në Tetovë pason përballja me Rabotniçkin.